Carlo Ancelotti mund të buzëqeshë, ndërsa rikuperon gradualisht lojtarët e tij të dëmtuar. Mëngjesin e kësaj të premteje, trajneri i Real Madrid pa dy nga lojtarët e tij kryesorë të kthehen në seancat stërvitore kolektive.
Ky është Vinicius Jr, i dëmtuar që prej 25 nëntorit, ndërkohë që dëmtimi i tij po shërohet më shpejt se sa pritej. Lajmi i madh ka të bëjë eddhe me mbrojtësin David Alaba (32), i munguar që nga dhjetori 2023 pas një këputjeje të ligamenteve të kryqëzuara në njërin gju.
Rehabilitimi i austriakit u zgjat për shkak të problemeve kronike me kërcin e gjurit të dëmtuar. Gjithsesi është ende shumë herët për të ditur nëse dy lojtarët do të mbahen në grupin Merengue të thirrur për t’u përballur me Girona të shtunën.