Në Dubai u dhanë çmimet e “Globe Soccer” për futbollistët më të mirë të vitit dhe jo vetëm.

Fituesi i madh u shpall Vinicius Junior i Real Madrid, me sulmuesin brazilian që pas trofeut të FIFA merr një tjetër çmim si lojtari më i mirë i vitit. Edhe pse Topin e Artë e fitoi Rodri i Man. Cityt, këtë herë Vini Jr. i kaloi të gjithë.

Çmimi për talentin e vitit shkoi për yllin e Barcelonës, Lamine Yamal. Real Madrid u zgjodh klubi më i mirë i vitit, ndërsa Carlo Ancelotti mori vlerësimin si trajneri më i mirë. Florentino Perez mori çmimin si presidenti i vitit. Bellingham i Real Madrid u zgjodh mesfushori më i mirë duke bërë që “Galaktikët” të dominojnë këtë event.

Cristiano Ronaldo, pjesë e Al Nassr në Arabinë Saudite, u vlerësua me çmimin si lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme.

Me çmimin e karrierës u vlerësuan edhe disa legjenda të futbollit botëror si Del Piero, Rio Ferdinand apo braziliani Neymar.