Shërbimi meteorologjik bën me dije se edhe fundjava do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të ftohta.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje. Sipas parashikimeve pritet të ketë Mjegull të dendur dhe mjegullinë dhe shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes.
Prezencë e ngricave parashikohet të ketë gjatë akseve rrugore në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 2-10m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 12-18 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.