Lufta në Ukrainë vazhdon të tronditë botën, duke sjellë pasoja shkatërrimtare jo vetëm për popullin ukrainas, por edhe për stabilitetin global.

Ylli Pango, i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV ka treguar historinë e tij të dashurisë me gruan nga Ukraina dhe vështirësinë e të rriturit një fëmijë në kohë lufte.

“Ka qenë një situatë dramatike sepse gruaja ime është nga Ukraina dhe përjeton një periudhë të vështirë. Ngrihet çdo natë për të parë nëse të afërmit dhe familja e saj është gjallë pasi ende vazhdojnë bombardimet.

Ajo ka pasur një biznes bashkë me vëllanë, i cili nuk dëshiron të largohet nga vendlindja dhe rrezikon të japë edhe jetën për këtë. Të zgjohesh çdo natë, të kontrollosh celularin nëse i ke ende gjallë familjen është një tmerr.

Ishte një periudhë ku në Shqipëri ra tërmeti i madh dhe në atë moment kam dalë jashtë me gruan e cila ishte shtatzënë sepse kisha frikë mos ndodhte diçka.

I thashë vetes zot më ruaj fëmijën. Ishte një periudhë goxha tronditëse, gruas sime i ndërroi jetë nëna, lufta vazhdonte akoma dhe ajo ende nuk ka arritur të shkojë atje.

Gjatë kësaj kohe duhej të rriste një fëmijë, por edhe kjo nuk ishte aq e lehtë. Por nga ana tjetër gëzimi i këtij fëmije ka qenë shumë i madh, le të themi se na ka ndihmuar edhe Zoti”-u shpreh Pango.