Pas ndeshjes së javës së 15-të në transfertën kurbinase, ku Skënderbeu humbi me rezultatin 1-0, duke shënuar disfatën e 8-të korçarëve, duke u renditur në vendin e nëntë me 13 pikë, klubi juglindor ka ndërprerë marrëdhëniet me trajnerin serb Ivan Gvozdenoviç.

“Faleminderit Ivan Gvozdenovic! Ivan Gvozdenovic ka mbyllur bashkë punimin me ekipin e Skënderbeut. Trajneri është përshëndetur me stafin dhe lojtarët. Skënderbeu e falenderon trajnerin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe bashkëpunimi”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Ende nuk është bërë i ditur emri i trajnerit të ri të Skënderbeut, ndërkohë pritet që drejtuesit e klubit të zyrtarizojnë teknikun e ri në orët e ardhshme.