Nga Eduard Zaloshnja

Gjatë vitit 2024 humbën jeten në aksidente rrugore 172 shtetas. Ndërsa në vitin 2023 numri i viktimave rrugore ishte 192.

Pra patëm një ulje prej 10.4% të vdekjeve nga aksidentet rrugore, nderkohë që u regjistrua një rritje pothuaj prej 10% të automjeteve aktive në regjistrin e mjeteve me targa shqiptare (për të mos folur per automjetet me targa kosovare e targa të tjera të huaja që qarkullojnë në rrugët tona gjatë sezonit turistik dhe festave).

Duke ndërthurur statistikisht uljen e vdekjeve rrugore me rritjen e automjeteve në qarkullim, mund të konkludohet se indeksi i vdekjeve për 100 mije automjete në qarkullim është ulur afërsisht 20%.

Faktori kryesor i uljes së këtij indeksi është pakësimi më 2024 i vdekjeve të këmbësorëve dhe çiklistëve/motoçiklistëve, krahasuar me 2023.

Siç duket, fushata e sensibilizimit dhe rastet dramatike të viktimave më 2023 ndër kalimtarët, çiklistët dhe motoçiklistët, kanë ndikuar që këta të fundit të kenë qenë më të kujdesshëm gjatë viti 2024