Apple, një nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë, ka vendosur të ndalojë projektin e saj ambicioz për ndërtimin e një makine elektrike.

Ky projekt, i njohur si “Titan”, ishte një përpjekje e gjatë dhe e kushtueshme që përfshinte më shumë se një dekadë punë dhe 10 miliardë dollarë investime.

Projekti “Titan” fillimisht kishte si qëllimin të konkurronte me Tesla-n, kompaninë e Elon Musk, por që nuk u realizua. Fillimisht, ideja ishte krijimi i një makine elektrike të zakonshme, më pas fokusi kaloi tek ndërtimi i një automjeti plotësisht autonom. Në fund, u rikthyen te makina elektrike, por as kjo qasje nuk arriti të japë rezultatet e dëshiruara.

Në fillim të vitit 2024, Apple njoftoi zyrtarisht se projekti po ndalohej. Lajmi u komunikua brenda kompanisë përmes një njoftimi që përfshinte rreth 2,000 punonjës. Nga këta, 600 punonjës humbën vendet e tyre të punës.

Ndërkohë që Apple mund të përballojë financiarisht një dështim të tillë, kjo ka ngjallur humor dhe skepticizëm në rrjetet sociale. Një komentues thotë se kjo është “arsyeja pse nuk ka më karikues në kutitë e iPhone-ve”. Të tjerë sugjerojnë se çmimet e iPhone-ve mund të rriten me 10,00 dollarë më shumë, në mënyrë që të kompesohen paratë e humbura.