Fillimi i vitit 2025 ka shënuar fluks të lartë lëvizjesh në Pikën Kufitare të Morinit. Gjatë 24 orëve të fundit në këtë pikë kanë kaluar afro 32 mijë qytetarë.
Konkretisht, janë përpunuar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, 16.452 shtetas dhe 5.630 mjete dhe në dalje të 15.208 shtetas dhe 5.116 mjete.
Fluksi i lartë i lëvizjes lidhet me largimin e emigrantëve nga vendlindja, ku kanë kaluar pushimet e festave të fundvitit.
Falë marrëveshjes së lirë mes Kosovës e Shqipërisë, në Morin janë shmangur radhët dhe pritjet në kufij.
Aktualisht, të dy pikat si ajo e Morinit dhe e Vërmicës po punojnë me 8 sportele gjithsej, ndërsa katër të tjerë janë në dispozicion kur fluksi është më i lartë.