Kontributi letrar i shkrimtarit Besnik Mustafaj, i njohur dhe përkthyer edhe në gjuhë të huaja, mblodhi njerëz të letrave, dashamirës të letërsisë, politikanë që vlerësuan mbi 45 vite krijmtari të shkrimtarit, i cili mbetet një më të përkthyerit, e organizuar nga shoqata “Tropoja”.

Me krijmtarinë e tij ka ngjizur historinë me realen, dhe ka folur kaq shumë për Shqipërinë. Vetë Besnik Mustafaj kështu do të përkufizonte krijmtarinë e tij.

Një letërsi që nuk i ikën rrënjëve dhe formësimit të shkrimtarit, e pamundur që të lërë vendlindjen e tij pas, përkundrazi është ajo nga e cila ka buruar frymëzimi. Veç diskutimit për veprën, Besnik Mustafaj u nderua me 4 vlerësime mirënjohje për kontributin e promovimit, lartësimit, dhe tejçmimit të vlerave shqiptare si shkrimtar dhe diplomat.