Ish-kryeministri Sali Berisha, i pandehur për aferën Partizani, do paraqitet nesër në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje. Kryetari i PD duhet të paraqitet në orën 10:00 para oficerit të policisë gjyqësore.

Por, edhe kësaj radhe ish-kryeministri ka mobilizuar sërish militantët para prokurorisë së SPAK. Report Tv dhe Shqiptarja.com kanë siguruar mesazhin që u është drejtuar strukturave që nesër, 20 janar, të mblidhen sërish në SPAK teksa Berisha do paraqitet në zbatim të masës së sigurisë të caktuar ndaj tij.