Ish kreu i Shërbimit Inteligjent, Fatos Klosi ka folur për akuzat e Sali Berishës për deputetin socialist Pandeli Majko.

Berisha deklaroi se Majko është në përgjimet e SHISH, të cilat kishin objektiv trafikantë droge që ndodheshin në një tavolinë me Majkonë në Kukës disa vite më parë. Për Klosin këto janë deklarata të pabesueshme dhe i përkasin stilit politik të Berishës prej 35 vjetësh tashmë