Arsenali mendon për merkaton. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Gooners synojnë koreanojugorin që aktivizohet te PSG, Kang-in Lee.

Pavarësisht dëshirës së madhe të londinezëve, shanset që mesfushori t’i bashkohet Topçinjve janë mjaft të pakta.

PSG nuk është i hapur për një shitje të lojtarti, pasi për afrimin e tij ka investuar jo pak por 22 milionë euro.

Në këto kushte, trajneri i Arsenal, Arteta, i ndikuar nga dëmtimet e Saka dhe Nëaneri në dy javët e fundit, do të duhet të kërkojë zgjidhje tjetër.

Kang-In Lee ka luajtur 16 ndeshje në kampionat në këtë sezon, ku ka shënuar 6 gola, ndërsa ka dhuruar 2 herë pasin e fundit