Artan Hoxha (presidenti), është shfaqur i revoltuar pas vendimit të fundit për Sali Berishën, që duhet të paraqitet dy herë në muaj në ambientet e SPAK, për dosjen korruptive “Partizani”.

“Për Sali Berishën apeli i GjKKO-së nuk pranoi kërkesën për riarrestim shtëpiak bërë nga SPAK por rinxorri nga mënga detyrimin e paraqitjes dy herë në muaj para OPGj-së. Të ripranonte arrestin shtëpiak do ishte vetëdiskreditim ulëritës por edhe ta linte pa masë fare do ishte dorëzim pa kushte i regjimit, ndaj Apeli i GjKKO-së e luajti lojën e idiotit të dobishëm-idiotësia është kaq ashiqare sa edhe bufi e kupton se me këtë masë procesit hetimor, aq më shumë në këtë fazë të avancuar, nuk i jepet asnjë garanci ndaj atyre ‘frikërave’ të SPAK se Sali Berisha mund të arratiset apo të frikësojë dëshmitarët a të dëmtojë provat.

Afërmendësh, entuziazmi i dashnore(ë)ve të SPAK/GjKKO rishpërtheu hareshëm pas mekjes (deri kritika për gjyqtaren) kur shkalla e parë e GjKKO-së, në fund të nëntorit, i hoqi fare masat e sigurisë”, shkruan presidenti në tentativë.

Artan Hoxha gjithë inatin e ka me ata që shkruajnë kundër Berishës, dosja e të cilit tashmë ka shkuar në gjykatë.

“Në ndërkohë, këta dashnore(ë): KLP-ra; KLGJ-ra; OJF-ra; TV-ra; organizata e ambasada; politikanë, aktivistë, analistë e gazetarë; konsulentë, zyrtarë kombëtarë e ndërkombëtarë; as që ua ndjeu ndopak kur Erjon Veliaj nga ‘kolegë’ i quajti ‘trokitës’ spakistët dhe byroistët me rastin e kontrolleve të ushtruara ndaj së shoqes, vëllait dhe bizneseve të tyre e kur pretendoi se kontrollet ishin bërë pa vendim gjykate”, vijon ai, duke iu kërkuar llogari atyre që mbrojnë drejtësinë e re, përballë Berishës.

“Nëse vijojnë të heshtin, s’mbetet urim tjetër festiv për të gjithë at(o)a, dashnore(ë)t pra, veç atij të famshmit urim të Gent Strazimirit:

SPAK YOU”, e mbyll ai.