Nipi i ish-presidentit amerikan John F. Kennedy, ka reaguar pasi Presidenti Donald Trump nënshkroi urdhrin e publikimit të mijëra dosjeve të klasifikuara për vrasjen e gjyshit të tij. Nipi i JFK, Jack Schlossberg, iu kundërpërgjigj urdhrit ekzekutiv të Presidentit Trump, duke thënë se nuk kishte “asgjë heroike” në të.

“E vërteta është shumë më e trishtueshme se miti, një tragjedi që nuk duhej të ndodhte. Deklasifikimi është përdorimi i JFK-së si një mbështetje politike, kur ai nuk është këtu për të kundërpërgjigjur”, shkroi Jack Schlossberg në “X”.

Vrasja e vitit 1963 në Dallas është burimi i një prej teorive më të njohura konspirative të kohëve moderne. Lee Harvey Oswald u tha se ishte autori, i cili u qëllua për vdekje dy ditë pas vrasjes së JFK. Teoritë që kanë vazhduar përfshijnë se kishte një sulmues të dytë dhe se ishte komplot i lidhur me Kubën komuniste. Presidenti Trump kishte premtuar gjatë fushatës së tij zgjedhore të bënte publike të dhënat e fundit të mbajtura në fshehtësi për këtë rast.

Ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv për këtë të enjten, duke u thënë gazetarëve se “gjithçka do të zbulohet”. Trump kishte premtuar se do të zbulonte dokumentet gjatë mandatit të tij të parë, por ra dakord me CIA-n dhe FBI-në, për të mbajtur disa sekrete.