AC Milan's Rafael Leao leaves the pitch after being substituted during the Serie A soccer match between AC Milan and Cagliari at the San Siro stadium, in Milan, Italy, Saturday, Jan. 11, 2025. (AP Photo/Antonio Calanni)

Milan ka zhgënjyer në kampionat me barazimin 1-1 të marrë në shtëpi kundër Cagliari-t.

Një nga lojtarët më të kritikuar ka qenë Rafael Leao, protagonist absolut në Superkupën e Italisë të fituar kundër Inter-it të hënën e kaluar.

Një nga zërat më kritikë ndaj portugezit ka qenë ai i Fabio Ravezzani, drejtor i Telelombardia-s.

Në një postim të bërë në “X”, e ka komentuar me këto fjalë ndeshjen e San Siro-s:

“Conceicao i duhej sigurisht Milan-it sepse ka karakter të fortë, por nuk mund të bëjë mrekulli. Dikush ka gënjyer veten pas Superkupës së Italisë.

“Leao mbetet një lojtar që nuk ka vazhdimësi, sulmuesit nuk janë cinikë para portës. Në këtë mënyrë, Milan-i do ta ketë të vështirë të arrijë në vendin e katërt”. Ndeshjet e ardhshme kundër Como-s dhe Juventus-it do të tregojnë diçka më shumë për Milan-in e Conceicao-s.