Nga Sonila Velo/
Vazhdon “Saga e shkarkimeve në drejtësi”
Çdo ditë një vendim i ri , çdo ditë shkarkohet një prokuror, diku një gjyqtare. Ka raste që shkarkimet janë edhe në ç ift. Dikush e kupton se “Reforma në Drejtësi funksionon më së miri.
Dikush tjetër e kupton si një padrejtësi që po u bëhet. Por fakt është që kjo kategori individësh ka luajtur me shifra të çmendura të cilat nuk fitohen me punë të pastër.
Ironike është se këta mbrojtës të drejtësisë, do vijojnë si më të mirët , pa i hyrë asnjë gjemb në kembë. Ndërkohë që janë përjashtuar nga sistemi i drejtësisë (Gjykata, Prokurori, KLP,KLD etj), është menduar t’i lihet hapsirë për të hapur zyrat e tyre të avokatise. Nuk na mbetet gjë tjeter përvecse t’i urojmë mirëseardhjen kolegëve.