Fondacioni Mane vijon të kontribuojë në arsim dhe edukim, për një brez të motivuar dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes. Përmes programit B4Students dhe projektit të tij fitues, “Skill Up Academy”, po realizohen një cikël takimesh me figura të spikatur publike nga ku studentë të interesuar bëhen pjesë e një bashkëbisedimi të frytshëm, ku ndahen përvoja personale si shembuj më të mirë të suksesit. “Skill Up Academy” është i hapur për të gjithë studentët, pavarësisht drejtimit të tyre akademik, dhe ka për qëllim zhvillimin e aftësive jetësore dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë.
Aktiviteti i fundit i projektit u drejtua nga politikania dhe lektorja Grida Duma, e cila trajtoi temën e diskutimit “Mendësia”, si çelës për hapjen e shumë dyerve në jetë. Me mbi 380 studentë të pranishëm në Amfiteatrin e Universitetit të Mjekësisë, Duma ndau përvojat e saj dhe nxiti një diskutim të hapur mbi ndikimin e mendësisë në arritjen e qëllimeve.