81-vjeçari Xhemal Meta u gjet para pak ditësh i pajetë në oborrin e banesë s tij, ngjarje që më pas u vërtetua se ishte vrasje.

Para hetuesve, autori Isuf Hasa ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se gjithçka e kreu pasi 81-vjeçari e ofendonte dhe dyshonte se i ngacmonte bashkëshorten.

Në një prononcim për emisionin ‘me Zemër të Haur” të autores Evis Ahmeti në News24, djali i viktimës është shprehur se nuk është kontaktuar nga asnjë nga familjarët e Hasës.

Ai deklaroi se e dinte që i ati kishte një sasi parash që i mbante gjithmonë me vete, informacion të cilën e kishte edhe autori, sa kohë ata të dy takoheshin çdo ditë.

“Autorin e morëm atë ditë në telefon. E pyetëm a e kishte takuar babanë më tha jo. Familja e autorit nuk ka tentuar të më kontaktojë, i ka fëmijët e martuar. Dyshuam tek ai kur nuk erdhi në ceremoninë mortore.

E dinim që babai kishte paratë dhe i mbante të lidhur në qafë me një qese. Edhe autori e dine që ai kishte para, takoheshin çdo ditë.

Ai kishte zgjedhur të jetonte vetë në fshat, ishin së bashku me nënën por ajo ndëroi jetë më pas”, tha djali.