“Djajtë e kuq” gjejnë “shërim” në Evropë, aty ku janë vetëm një hap larg kualifikimin direkt mes tetë ekipeve më të mira. Man.United “thyen” Rangers-n 2-1, por në “Old Trafford” vuajtën jashtëzakonisht shumë kundër ekipit në Nedim Bajramit, dolën me tre pikë vetëm në frymën e fundit falë një goli të Fernandes. Fantazisiti kuqezi zbriti në fushë si titullar, por kjo nuk ishte një nga ndeshjet e tij të mira, i vlerësuar nga “SofaScore” me notën 6,4, nota më e ulët në radhët e ekipit skocez.
Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, ekipi i Amorim kaloi në avantazh falë një autogoli të portierit mik, i cili në përpjekje për të larguar topin e devijoi në portën e tij. Në minutën e 71-të, trajneri i Rangers uli në stol Bajramin duke hedhur në fushë Dessers. Sulmuesi nigerian u kthye në protagonist në minutën e 88-të teksa përfitoi nga një gafe e Harry Maguire duke ndëshkuar United. Në stadium pllakosi heshtja, por për të rikthyer edhe një herë festën mendoi Bruno Fernandes i cili në minutën e 92-të u shërbye saktë në zonë nga Lisandro Martinez duke dërguar topin në rrjetë.
Me këtë trepikësh, United ngjitet në vendin e 4-ët në kuotën e 15 pikëve. Ky sukses, por mbi të gjitha paraqitja në Europa League, bën që Amorim të shoh larg, në sytë e tij Man United mund ta fitojë këtë trofe: “Duhet të fokusohemi në çdo ndeshje. Qëllimi ynë të fitojmë jo vetëm çdo ndeshje, por të fitojmë këtë kompeticion. Të shohim, kemi shumë për të përmirësuar”, u shpreh Amorim.