Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, priti në takim Kryetarin e SYRIZA, Sokratis Famellos, dhe deputetë të Parlamentit të Greqisë.

Me kryetarin e partisë opozitare greke, Balla bisedoi për komunitetin shqiptar në Greqi dhe minoritetin grek në vendin tonë, bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve fqinje, si dhe integrimin në BE.

“Vlerësuam marrëdhëniet e forta dhe tradicionale mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe mbështetjen e Greqisë në rrugën europiane të vendit tonë. Komuniteti shqiptar në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri janë ura të forta lidhëse në forcimin e miqësisë sonë,” shprehet ministri Balla.

Ai u ndal tek një çështje tepër e rëndësishme, si ajo e pensioneve që tashmë po përmbyllet me Italinë.
“Mirëpresim çdo angazhim në mbështetje të njohjes së dyfishtë të pensioneve mes vendeve tona,” i tha Balla kryetarit të Syriza, Sokratis Famellos, dhe deputetëve të partisë opozitare greke në takimin në Kuvendin e Shqipërisë.