Sali Berisha ka dalë sërish blof. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ka përgënjeshtruar Berishën, lidhur me një denoncimi që ky i fundit kishte publikuar në Facebook duke përdorur ‘qytetarin dixhital’.

Aty thuhej se banda e Suel Çelës dhunoi Llatjan në zyrën e Bashkisë së Elbasani, por vetë kryebashkiaku në një reagim për Report Tv e mohon duke thënë se kjo nuk është e vërtetë.

“S’ka mundësi të rrihet një kryetar bashkie”, thotë Llatja.

Denoncimi i publikuar nga Berisha sipas ‘qytetarit dixhital’:

Jam një punonjës në Bashkinë e Elbasanit dhe dua të denoncoj një ngjarje shumë të rëndë. Nuk kemi ku të ankohemi dhe nuk kemi besim te Policia e Elbasanit, sepse është nën urdhrat e banditit dhe kriminelit Suel Çela.

Para dy ditësh, banda e Suel Çelës ka dhunuar në zyrën e tij kryetarin Llatja. Kanë qenë tre persona, me në krye vrasësin me pagesë Shkëlzen Hasanpapaj. E di i tërë qyteti, por askush nuk ka guxim të flasë. Le të dalë kryetari Llatja dhe ta mohojë këtë ngjarje.

Ju lutem, publikojeni këtë, sepse jeni i vetmi vend ku ne, qytetarët e thjeshtë, kemi shpresë dhe mund të dëgjohet zëri ynë. Ju përgjërohem të ruani anonimitetin, sepse kemi fëmijë për të rritur.

Qyteti i Elbasanit është bërë i pabanueshëm nga kjo bandë kriminale, me përkrahjen e kriminelit kryesor Taulant Balla. Përshëndetjet më të përzemërta! Jeni e vetmja shpresë ku mund të ankohemi.