Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deklaruar se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, nuk ka arritur të hyjë në territorin e SHBA, pasi i është ndaluar hyrja.
Këlliçi, gjatë një interviste për MCN, deklaroi se kjo është arsyeja pse kryebashkiaku nuk ka publikuar asnjë fotografi nga qëndrimi në SHBA edhe pse kishte deklaruar se udhëtoi për arsye pune.
“Le të publikojë një fakt të vetëm, nga një takim i vetëm në SHBA, apo edhe një provë të vetme që ai është lejuar të futet në territorin amerikan. Sepse ka patur shumë informacione, që kreu i bandës 5D nuk është lejuar të futet në SHBA dhe nuk ka shkuar fare në Amerikë. Nuk e di se ku ka qenë kreu i 5D, por informacionet janë që vetëm në SHBA nuk ka qenë”, tha Këlliçi.