Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sërish këtë të premte për Sali Berishën.
Trupa e gjyqtarëve do të shqyrtojë ankimin e kreut demokrat për masën e sigurisë “arrest shtëpie” të vendosur një vit më parë për të nga Gjykata e Posaçme.

“Ka filluar seanca në Gjykatën Kushtetuese për kërkesen e Berishës, për të rrëzuar masën e sigurisë, “arrest në shtëpi”. Më herët Gjykata Kushtetuese, ka rrëzuar një kërkesë paraprake të Berishës. Seanca do të jetë me dyer të mbyllura, do të shqyrtohen provat që do të paraqiten nga avokatët e Berishës. Me shumë gjasa do të ketë vendim brenda ditës së sotme nga ana e Gjykatës Kushtetuese”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Andon Llello.