Partia Demokratike po mobilizon militantët për një tjetër protestë, të njoftuar për në orën 09:30 të ditës së hënë (6 janar), para ambienteve të SPAK.

Kjo është dita kur i është caktuar Sali Berishës për t’u paraqitur para organit të drejtësisë, pas vendimit të marrë nga Apeli i GJKKO për masën “detyrim paraqitje’, dy herë në muaj.

“Të dashur miq! Ditën e Henë në ora 9:30 të mobilizojmë të gjithë strukturat e degëve për të protestuar perpara SKAP- it si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundershtarët politik. Do jemi aty në mbështetje të së drejtës, të ligjit dhe së vërtetës që është në anën e Kryetarit të PD Prof Dr Sali Berisha”, është ky mesazhi që u është dërguar strukturave të PD.