Deputetja demokrate dhe kryetarja e Komisionit të Check Up-it dhe Sterlizimit është paditur në Gjykatën e Posaçme ditën e sotme nga koncensionari i Check Up, ‘3P Life Logistic’ dhe biznesmenia Vilma Nushi. Padia nga ana e Vilma Nushit është ngritur pas deklaratave që Vokshi bëri si kryetare e Komisionit Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë lidhur me dosjen e “Sterilizimit”.

Seanca e parë gjyqësore ishte planifikuar për këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme, e cila do të ofronte mundësinë që palët të pajtohen. Por seanca është shtyrë për mungesë të të dyja palëve. Seanca e radhës në GJKKO është caktuar për datën 11 shkurti në orën 10:00.