Moti i keq me dëborë që ka përfshirë pjesë të vendit ka shkaktuar probleme dhe bllokime rrugësh. Borëpastrueset janë në terren për të bërë të mundur lirimin e rrugëve dhe lëvizjen pa pengesa.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje në rrjete sociale teksa punohet për pastrimin e rrugëve ndërsa apelon drejtuesit që të respektojnë rregullat dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.
“Mjetet borëpastruese, në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve që janë aty për t’ju mbështetur”, shkruan kryeministri.