Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel është diskutuar për bullizmin në shoqërinë shqiptare, duke iu referuar debateve mes banorëve të “Big Brother VIP 4” që po bëjnë zhurmë në rrjet.
I ftuar në studio ishte aktori dhe moderatori i njohur, Julian Deda, i cili ka qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri gjatë edicionit të dytë të reality show-t.
Juli në momentin që një nga banorët e BBV 4, Bernardi zbuloi se ishte gay, postoi në rrjetet e tij sociale një video të tij, ku thoshte se është ‘heteroseksual’.
Kjo video nuk është pritur mirë nga disa, madje edhe moderatorja e emisionit i tha se ‘e imitoi Bernardin’. Deda u shpreh se nuk ka imituar njeri, por ka pranuar heteroseksualitetin e tij.
Ai shtoi më pas se ka bërë humor, por moderatoja iu drejtua duke i thënë “se nuk është humor”.
Pjesë nga debati:
Juliani: Zotëria para dy javësh bëri një deklaratë, një pranim publik, pse qau?
Sidorela: Sepse po e sulmonin gjatë gjithë javës. Më fal o Jul nëse nuk është ofendim fjala dylber gjithë javën, më fal shumë
Juliani: Dialogu është kështu…
Sidorela: E paskam gabim
Juliani: Dëgjoje tani të lutem, ai iu ka thënë ‘ju flini me njëri-tjetrin në krevat’ dhe ata kanë thënë ‘ne nuk jemi dylbera’, kaq. Si kanë thënë atij, është tjetër gjë
Sidorela: Mos më thuaj se po e beson këtë
Juliani: A është dialogu kështu apo jo? Kush i tha atij? Asgjë. Sidorela, njerëz të këtij komuniteti janë njerëz që punojnë në media, në politikë, në sport dhe gjithandej
Sidorela: Nuk janë të diskriminuar do të thuash
Juliani: Unë njoh shumë më tepër se sa kujton ti…
Sidorela: Pse bëre ti një video ku e imitoje
Julian: Nuk e imitova fare, unë deklarova ça jam unë dhe qava. Po unë pata një gjë ndryshe nga ai, nuk pata njeri të më ngushëllonte për heteroseksualitetin tim
Sidorela: Pate shumë komente Juli që të duartrokisnin njerëzit
Juliani: Po jam aktor humori, do bëj humor me ça të dua unë
Sidorela: Nuk është humor
Juliani: Pse nuk është humor? Është bërë humor me Papën, me Jezu Krishtin, me Muhamedin, nuk bëhet humor me të? Patjetër që po