Në një debat të tensionuar në News24, deputetët Dashnor Sula dhe Arbi Agalliu shprehën pikëpamjet e tyre të kundërta mbi situatën rreth opozitës dhe rëndësinë e unitetit brenda saj.

Sula u shpreh se anëtarët e larguar të PD do të riktheheshin “me vrap” nëse do t’u ofroheshin vende të sigurta në listat zgjedhore, duke theksuar: “Të garantoj se po të thuash që kanë vende të sigurta në listë, do vijnë me vrap. Por është turp.” Ai nënvizoi përvojën e tij 20-vjeçare në PD, duke sugjeruar se asnjë anëtar nuk duhet të falet për kritika ndaj partisë.

Agalliu, nga ana tjetër, shprehu kritikën e tij për kultivimin e një atmosfere që pengon mendimin ndryshe.

“Kjo është si ajo batuta, rroftë uniteti brenda partisë që bëhej në kohën e xhaxhit. Këta nuk të lënë të mendosh ndryshe jashtë partisë, jo më brenda saj,” tha ai.

Sula i kundërshtoi këto pikëpamje, duke thënë se nuk mund të largohesh nga partia për shkak të mos pëlqimit për një lider: “Nuk logjikohet në këtë mënyrë, nuk më pëlqen mua Sali Berisha dhe ik ti se nuk të dua. Nuk është kjo logjika.”.balkanweb