Studiuesi Gjergj Bojaxhi, i ftuar në emisionin Log. në News 24 të gazetarit Endri Xhafo, foli për ADN-në e shqiptarëve.
Bojaxhi u shpreh se shqiptarët kanë linjë mashkullore nga periudha, që në gjuhën popullore, e njohim si pellazgjike. Ai shtoi se ky degëzim ka hyrë në vendin tonë në epokën e bronzit dhe hekurit. Ai deklaroi se 70 përqind e ADN-së së shqiptarëve meshkuj është ilire.
Studiuesi Gjergj Bojaxhi: ADN ka shumë ekzaktësi dhe prandaj përdoret në shumë fusha të jetës. Y trashëgohet nga babai tek i biri. Y është një linjë mashkullore, që lëviz në kohë dhe në hapësirë gjeografike. E-V13 është linjë neolitike. Neoliti është periudha pellazgjike. Kemi linjë mashkullore nga periudha pellazgjike. Hyrja e këtij degëzimi në Ballkan është diku tek 3000 vjet.
Ky degëzim ka hyrë në epokën e bronzit dhe të hekurit. Nga testet e eshtrave të bëra nga arkeologjia dhe e popullatës moderne, del se 70 përqind e ADN-së së shqiptarëve meshkuj është ilire. Rreth 15 përqind e popullatës shqiptare përbëhet nga linja mashkullore nga dyndjet sllave, që kanë hyrë në Ballkan rreth shekullit 6-7. Sllavët janë shpërndarë kudo në Ballkan, në Shqipëri është përqindja më e vogël. Në Greqi prsh është 25 përqind. Gjysma e popullsisë malazeze është me origjinë shqiptare.