Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati është zgjedhur zëvendës Kryetare e Komitetit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut nga një votim unanim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Lajmin e ka bërë me dije vetë deputetja socialiste e cila në rrjetin e saj facebook shkruan:
🙏 ✅️ Shumë mirënjohje për kolegët në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës që me votim unanim më zgjodhën zëvendës Kryetare të Komitetit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut të Asamblesë!
Bashkë me Kryetarin e Komitetit Lord Richard Keen dhe kolegët e tjerë🤝, do vijojmë të punojmë së bashku për standardet më të mira të shtetit të së drejtës dhe mbrojten e lirive themelore dhe të drejtave të njeriut në të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës!
🙏✅️ Po në këtë Komitet kolegët më besuan rolin e raporteres për azhornimin e listës së Komisionit të Venecias për indikatorët e shtetit të së drejtës – Venice Commission Rule of Law Checklist si dhe përfaqësueses së përhershme të Asamblesë në Moneyval!
📌 Në Strasburg po mbahen punimet e sesionit të dimrit të Asamblesë, ku ndër të tjera në axhendë 👉
Debati për situatën në Gaza, Ukrainë, zgjedhjet në Gjeorgji dhe Bjellorusi, zgjedhja e gjyqtarëve të GJEDNj – nga kandidatët e Sllovenisë, Armenisë dhe Andorrës, opinioni për draft konventën e Profesionit të Juristit në Evropë, përmbajtja e informacioneve që shpërndahen në rrjetet sociale – balanca mes nevojës për rregullim dhe mbrojtjes së lirisë së shprehjes.