Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Piramidën e Tiranës gjatë ceremonisë së platformës ‘Plug and Play’ e cila ka zgjedhur Tiranën si qendër e talenteve të saj në Ballkan.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama u shpreh se në pak javë do të çelet parku i teknologjisë ‘Durana Tech Park’ e cila do të mirëpres Start Upe dhe kompanitë në fushën digjitale.

“ Është një transformim rrënjësor të mendosh që në pak javë akoma, ne çelim dyert e një parku teknologjik që do të mirëpresë të gjithë startup-et apo kompanitë që funksionojnë në botën dixhitale me legjislacionin më favorizues në të gjithë këtë pjesë të Europës. Dhe që tani kanë filluar shumë interesime nga kompanitë, qoftë nga kontinenti ynë, qoftë edhe deri nga Shtetet e Bashkuara, për t’u vendosur në atë park, i cili është midis Tiranës dhe Durrësit dhe quhet “Durana” Tech Park. Po ashtu, po përgatisim dhe bashkë me ADF-në do i japim jetë dhe “Vlora Tech Space” në qendrën që po përfundon së ndërtuari në Vlorë.

TUMO-ja do të degëzohet, do rritet edhe në Shkodër, edhe në Elbasan e kështu me radhë.
Në të gjitha shkollat do të kemi brenda një periudhe 2-vjeçare Laboratorët Smart. Ka filluar vendosja e tyre dhe në mënyrë të vazhdueshme vendosim fazën e parë, e kemi përmbyllur me ADF-në. “