Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar me anë të një postimi në platformën “X” lidhur me tragjedinë e ndodhur në Turqi me zjarrin e rënë në një resort skish ku humbën jetën dhjetëra persona. Ministria shkruan se Shqipërisë shpreh solidaritetin e thellë me Turqinë.

Në postim shtohet se populli shqiptar përcjell ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjeve të viktimave, ndërsa uron rekuperim të shpejtë për personat e dëmtuar.

Reagimi i plotë i MEPJ:

“Zemërthyer nga lajmi i zjarrit tragjik në resortin e skive të Kartalkaya në Turqi, ku janë humbur shumë jetë njerëzish! Në këtë moment të vështirë, Shqipëria dhe populli i saj janë në solidaritet me Turqinë, dhe përcjellim ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjeve të viktimave, ndërsa urojmë rekuperim të shpejtë për personat e dëmtuar!”