Që nga hapja e procesit të regjistrimit të emigrantëve për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve të 11 majit diaspora ka shprehur një interes të madh.

Në 24 orët e para të hapjes së procesit janë mbi 5100 aplikime, kryesisht nga Italia, Greqia e Gjermania.

Nga këto aplikime janë pranuar 253 kërkesa.

I pari që aplikoi për të votuar nga jashtë vendit ishte një shqiptar me banim në Gjermani

Një staf i KQZ-së, punon me 3 turne për t’u përgjigjur kërkesave, duke i informuar për kalimin me sukses, apo refuzimin.

Në këtë fazë, diasporës ju pranohet çdo dokument shqiptar identifikimi, edhe nëse ai ka skaduar, por më e rëndësishmja, ju kërkohet një dokument që vërteton banimin në atë adresë ku kërkon t’i shkojë fleta e votimit.