Kryetarja e Aleancës së Gruas në Kosovës, njëkohësisht anëtare e Kryesisë qendrore të Aleancës dhe anëtare e Këshillit Drejtues në Pejë, Diellza Kukaj, është kandidate për deputete në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Kukaj, mban numrin 12 në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Kukaj, ka një përvojë të gjatë akademike profesionale dhe politike, sepse ajo është rritur në një familje e cila i ka lënë një trashëgimi politike dhe vizione për të ardhmen.
Sakaq, dëshira që Diellza ka për të qenë e pranishme në politikë, është e qartë duke vlerësuar këndvështrimin e saj dhe eksponentët kryesorë të politikës në Republikën e Kosovës. Diellza ndryshe nga ç`ka jemi mësuar të lexojmë e të dëgjojmë në arenën e Kosovës, ajo është e matur, nuk fyen, por vëzhgon për të kontribuar në mënyrë që synimet e saj të mos i lërë në mes.
Angazhimi i saj në politikë, ka për qëllim që të ofrojë zgjidhje të reja problemeve të vjetra.
Gjithashtu, Diellza Angazhimet e saj të mëparshme janë të shumta duke përfshijnë rolin si këshilltare politike për financa në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe zëdhënëse e kësaj ministrie, ku ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në reformimin e politikave arsimore.
Kush është Diellza Kukaj?
Dr.sc. Diellza Kukaj Kandidate për deputete në Parlamentin e Republikës së Kosovës, numri 12 në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Dr. Diellza Kukaj përfaqëson gjeneratën e re të liderëve politikë në Kosovë, me një kombinim të rrallë të përvojës akademike, profesionale dhe politike.
E lindur në Pejë Diellza është brezi i dytë në familje që ndjek rrugën politike në Aleancë. Me një karrierë të konsoliduar në botën akademike ajo mban titullin Profesor Asistent në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT) dhe është e angazhuar edhe në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë. Si një ndërmarrëse e suksesshme ajo drejton një kompani që eksporton shërbime të programimit në tregjet ndërkombëtare.
Në politikë, Diellza është Kryetare e Aleancës së Gruas së Kosovës, anëtare e Kryesisë qendrore të Aleancës si dhe anëtare e Këshillit Drejtues në Pejë, duke udhëhequr përpjekjet për përfshirjen dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve në politikë.
Angazhimet e saj të mëparshme përfshijnë rolin si këshilltare politike për financa në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe zëdhënëse e kësaj ministrie, ku ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në reformimin e politikave arsimore. Dr. Kukaj ka përfunduar studimet themelore dhe ato master në drejtimin Kontabilitet dhe Financë, ndërkaq ka doktoruar në shkenca ekonomike dhe sociale në Universitetin e Evropës Juglindore.
Në kuadër të studimeve të doktoratës u angazhuar në hulumtime shkencore në Universitetin Karl-Franzens të Grazit, Austri. Kontributi i saj shkencor është i fokusuar në zhvillimin ekonomik të rajonit të Ballkanit Perëndimor, specifikisht ndikimin e papunësisë dhe inovacionit në rritjen ekonomike në Kosovë si dhe konvergjencën ekonomike drejt Bashkimit Evropian.
Ajo ligjëron lëndë të rëndësishme në fushën e ekonomisë dhe menaxhimit, duke kontribuar në formimin e liderëve të ardhshëm ekonomik të vendit. E njohur për përkushtimin dhe vizionin e saj, Diellza Kukaj, është një zë i ri dhe i fuqishëm për të udhëhequr Kosovën drejt një të ardhmeje më të zhvilluar dhe më të integruar ndërkombëtarisht.