Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka treguar rrugën si i jepet fund luftës në Ukrainë.
Teksa mbërriti në Karolinën e Veriut, presidenti amerikan foli për mediat, duke thënë se “ulja e çmimit të naftës nga OPEC do t’i jepte fund luftës”.

“Kjo është një luftë e çmendur, nuk duhet të kishte ndodhur kurrë”, tha ai. Të njëjtin qëndrim ai mbajti edhe gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Më herët presidenti rus Vladimir Putin tha se ishte i gatshëm të takohej me Trump për të “diskutuar me qetësi” një sërë çështjesh, përfshirë edhe luftën.