Dy ditë përpara inaugurimit të tij dhe mes zotimeve për të vendosur tarifa ndaj rivalit më të madh të Amerikës, presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump foli me liderin e Kinës Xi Jinping në një telefonatë.

Sipas ministrisë së jashtme kineze, të dy udhëheqësit diskutuan tregtinë, drogën fentanyl dhe TikTok në një telefonatë në të njëjtën ditë kur Gjykata e Lartë e SHBA-së mbështeti një ligj që ndalon TikTok-un nëse nuk shitet nga kompania e saj mëmë me bazë në Kinë.