Gjesti e ka nisur ditën e sotme duke ngacmuar Loredanën në lidhje me Jozin. Këngëtari i thotë banores se kanë qenë disa herë pranë njëri-tjetrit dhe ende nuk kanë shkëmbyer puthje.
Ai vijon duke thënë se ‘Jozi dy metra djalë dhe nuk ka bërë gjë’. Gjesti shton se ‘po të kishte qenë ai, direkt do kishte bërë 3-4 beba në shtëpinë e BBV’.
Këtu Loredana i kthehet Gjestit: “Po ti pse nuk e ke puthur Eglin? Se unë dhe ai e kemi patur arsyet tona”.
Menjëherë banori i kthehet: “A e di që unë s’të lë hiq të interesohesh hiç për dashurinë time, nuk të lë hiç të hysh në mes, sa të zë aty t’a fus shpullë”.
G Bani hap zemrën, flet për lidhjen e mëparshme: Isha kafshë, ajo më bëri njeri
Pjesë nga biseda:
Gjesti: Jozi nuk ka takat me të përballuar. Dy metra djali po më duket se s’ka gjë
Loredana: Kush mendon se është më i fortë? Sinqerisht
Gjesti: Po të kisha qenë unë direkt do kisha bërë 3-4 beba këtu brenda
Loredana: Ça the? Ej mate gojën
Gjesti: Pse me mat gojën? Beba është gjë e keqe? Me sjellë në jetë një fëmijë, hajde mos më lodh
Loredana: Thuaje pak ça the ti që nuk e dëgjova
Gjesti: Nuk është në gjendje me bërë gjë, dy metra djalë. Nuk jeni në gjendje të putheni, nuk e di si është puna juaj kështu
Loredana: Është puna jonë
Gjesti: Mos e bëni për lojë me qëndruar këtu, me të pritur dy muaj ditë njerëzit këtu, a të puthem apo të mos puthem, po ik
Loredana: Po ti pse nuk e ke puthur Eglin? Se unë dhe ai kemi patur arsyet tona
Gjesti: A e di që unë s’të lë hiq të interesohesh hiç për dashurinë time, nuk të lë hiç të hysh në mes, sa të zë aty t’a fus shpullë