Dy tërmete të njëpasnjëshme me magnitudë 4.6 dhe 4.2 janë regjistruar pranë Shkodrës, me epiqendër në Bushat dhe Ulqin, mesditën e sotme, rreth orës 14:39.

Fatmirësisht, nuk raportohet për dëme materiale apo viktima. Lëkundjet sizmike janë ndier nga banorët e zonave përreth, por situata duket e qetë. Autoritetet po monitorojnë zhvillimet për çdo rast të mundshëm. Raportimet për lëkundjet kanë arhdur edhe nga Puka dhe Lezha.