Policia e Tiranës ka gjetur paraditen e sotme motoçikletën me të cilën dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes autori i vrasjes së Bujar Nasufit.
Motoçikleta është gjetur e shkrumbuar në zonën e Kodrës së Diellit, ndërsa është dërguar për ekspertizë, me shpresën se mund të gjenden prova.
Bujar Nasufi, pronar mobilerie, u ekzekutua mbrëmjen e djeshme teksa po hynte në shtëpinë e tij në zonën e Pallatit me Shigjeta. Autori i kamufluar si shpërndarës picash e ka pritur vetëm pak metra larg pallatit, ku 56 vjeçari e kishte ndërtuar së bashku me të vëllanë dhe banonin të dy.
Pista kryesore e hetimit është ajo e konfliktit të pronësisë me anëtarë të fisit të tij por nuk përjashtohen pistat e tjera.
Ndërkohë grupi hetimor ka kryer të gjitha verifikimet gjatë orësve të mbrëmjes dhe ka sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë.