Në fund të vitit, emisioni Stop në Tv Klan ka sjellë parashikimet e fallxhoreve për problemet e qytetarëve. Kamera e fshehtë e Stop ka shkuar te një zonjë e quajtur Lindita në rrugën “Ali Demi” në Tiranë.
“Halli” i qytetares së drejtuar te Lindita, është se nuk ka kaluar vettingun, pasi është prokurore. Lindita i thotë se i shkojnë shume persona për çështjen e vettingut. Në fund, pasi i lexon letrat dhe fatin, Linda i jep sihariqin, se zonja do ta kalojë procesin e vettingut.
këto.
Qytetarja – Që po më vënë përditë tani.
Nana – Po pra. Një javë ka, thotë. Është në sprovë dy javë kjo, thotë nga Zoti.
Qytetarja – Kam edhe një javë, që do marr gjoba dhe një javë tjetër.
Nana – Edhe një javë, prandaj bëj punët me kujdes. Pastaj thotë shikoje edhe 2025-ta për ty, thotë, do jetë sikur me qenë një ylber tjetër.
Qytetarja – A do kapim noi gjë për zgjedhjet, hë?
Nana – Me çin jeni ju? Me PD-në? Edhe mundet, thotë, po jo 100% ,jo. Mund të zej noi pozicion më lartë, po jo për ta fitu si parti, thotë. Nuk kanë njeriun e duhur, thotë. Nuk e kanë gjet akoma, kshuqë, po s’doli një adap-adap. Është i humbur, nuk konkuron njeri, këta të çmendin. Ky është i çmend.
Qytetarja – S’do fitojnë as…? S’do e fitojnë as këtë herë zgjedhjet, hë?
Nana – Për të fitu jo, thotë, po për të zënë një pozicion, që mbas nja 4-vjetëve të tjera, ta hajë gër-vër ky, thotë. Jo si Lulzimi, jo si tjetri, se do dali një Salë i dytë thotë, jo goca e Salës, nuk e fiton ajo thotë, se ai mendon të vëjë gocën e vet. /TvKlan