Gazetarja Fetjona Mejdini ka deklaruar se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka paguar 150 mijë euro për të lobuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me çështjet e tij penale në Shqipëri, të cilat i konsideron si përndjekje politike.

E ftuar në emisionin Opinion, gazetarja Mejdini, duke komentuar akuzat publike të ish-zv/Kryeministrit në një emision televiziv, tha se pagesa është bërë nga Arben Ahmetaj dhe bashkëshortja e tij tek në kompani lobimi në SHBA me pretendimin për të rikalibruar Reformën në Drejtësi, pasi akuzat e SPAK ndaj tyre i konsiderojnë të padrejta.

“Ai thoshte që unë kam shpresë të SHBA që do ta rikalibrojë Reformën në Drejtësi. Dhe në fakt çfarë ka bërë Ahmetaj? Po ta shikosh, gjatë vitit të kaluar ai ka paguar 150 mijë euro për firma lobimi në Uashington.

Kjo është fakt publik sepse këto janë informacione që qeveria amerikane, edhe firmat e lobimit, i bëjnë publike në internet.

150 mijë euro ai dhe bashkëshortja e tij për të lobuar në lidhje me atë që ata e quajnë akuza të padrejta që SPAK-u ka bërë”, u shpreh gazetarja Fatjon Mejdini.