Detaje të rënda nga festa e ndërrimit të viteve, e kthyer në një tragjedi të përgjakshme në New Orleans të SHBA-së.
Një person i paidentifikuar ende, ka hyrë mes një rruge të populluar me fuoristradë, duke përplasur këdo që i dilte përpara. Sipas dëshmitarëve, ai më pas ka zbritur dhe ka nisur të qëllojë me armë zjarri drejt njerëzve.
Të paktën 10 persona raportohet të ketën humbur jetën ndërsa 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në disa spitale të zonës.
Dyshohet se policia ka hapur zjarr duke vrarë autorin e këtij sulmi, motivet e të cilit nuk dihen ende.
Policia e New Orleans pritet të dalë në një deklaratë për media për pak.