Neda Balluku, opinionistja e “Big Brother VIP 4” ka folur më tepër në lidhje me këtë eksperiencë të re, marrëdhënien me Arbër Hajdarin si dhe mendimet që ka për disa nga banorët.

Neda u shpreh se këtë vit, banorët e BBVA janë të gjithë me potencial të lartë, dhe po përpiqen të luajnë fort.

“Të gjithë po përpiqen. Është kasti që ka potencial të jashtëzakonshëm. Nuk mund të ndaj asnjë. Kur e ndjek nga televizioni e ke më kollaj të afeksionohesh apo të gjesh veten tek njëri nga ata. Por kur je aty e ke mendjen të kapësh situata dhe ti dëshiron që të hetosh për situatat, e ngjarjet për të bërë pyetje e t’i nxjerrësh pak zbuluar banort, që edhe publiku t’i shohë.“

Ndërsa në lidhje me marrëdhënien me Arbër Hajdarin, ajo u shpreh se e ka pritur shumë mirë dhe shpesh ndajnë batuta me njëri-tjetrin.

“Me Arbrin ndihem vërtet shumë mirë. Më ka pritur dhe më ka respektuar, flasim shumë shpesh. Është një djalë që shkëmbejmë batuta, kënaqem, kalojmë shumë mirë. Më pëlqen që e kam në krah këtë vit.“

Së fundmi ka pasur disa akuza drejt Jozit për orientimin e tij seksual, si e sheh këtë gjë?

“Mendoj që çdo vit kjo është. Njerëzit e komentojnë dhe diskutojnë “Big Brother”. Është diçka që ka interes. Por duhet pasur kujdes që të mos arrijë puna tek denigrimi i njerëzve.“