Zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-ve duket se nuk do ta ndalojë miqësinë e Edi Ramës me Alex Soros, djalin e multimiliarderit George Soros.

Ata janë takuar sërish në Davos të Zvicrës, ku u mbajt Forumi Ekonomik Botëror, teksa ky takim mes tyre vjen vetëm pak ditë pas ceremonisë së inagurimit të Trump, ku Rama nuk mori ftesë për të qenë i pranishëm.

Soros ka publikuar në Instagram foto me Edi Ramën dhe me flamurin shqiptar, teksa krahas tyre shkruan: “Kthim në Davos të Zvicrës për Forumin Ekonomik Botëror, ku Shqipëria është e para, sepse gjërat shkojnë sipas rendit alfabetik”.