Milani mposhti Parmën me përmbysje, me rezultatin 3-2, në një sfidë me fund dramatik. Kuqezinjtë ishin shumë afër humbjes, të cilën e shmangën vetëm në minutat e fundit.
Parma kaloi e para në avantazh me Cancellieri në minutën e 24-t, ndërsa Pulisic barazoi nga penalltia në minutën e 38-të, rezultat me të cilin u mbyll fraksioni i parë.
Pavarësosht tentativave të kuqezinjtë, ishte sërish skuadra mike që gjeti avantazhin me Del Prato në minutën e 80-të.
8 minuta më vonë Milani barazoi shifrat me Pavlovic, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.
Reijnders ndezi shpresën, duke barazuar në 2-2 në minutën e 92-të, ndërsa 3 minuta më vonë, Chukwueze bëri që të shpërthejë festa e madhe. Nigeriani realizoi golin e përmbysjes dhe të fitores për skuadrën e Conceicao.
Ky sukses e ngjit Milanin në vendin e gjashtë me 34 pikë, 3 pikë më pak se Juventusi i vendit të pestë, por kuqezinjtë kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.