Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë- Shkodër.
Një furgon është përplasur me një motor pranë kryqëzimit të Dajçit. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar rëndë drejtuesi i motorit.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.