Julian Nagelsmann do të vijojë të jetë “timonieri” i kombëtares gjermane edhe për 3 vitet e ardhshme. Përkundrejt të gjitha zërave që e shihnin Kupën e Botës 2026, si fundin e rrugëtimit të tij në krye të “Panzerave”, ka qenë vetë Federata gjermane e futbollit që mëngjesin e kësaj të premte ka njoftuar se bashkëpunimi me 37 vjeçarin do të vijojë të paktën deri në 2028.
Nagelsamann erdhi në krye të kombëtare gjermane fillimisht për finalet e Euro 2024, me drejtuesit e federates, që fillimisht i’a rinovuan atij kontratën deri në 2026, me përfundimin e Kupës së Botës 2026.
Megjithatë duket se drejtuesit e futbollit në Gjermani, duan të projektojnë skuadrën rreth 37 vjeçarit, në terma afatgjatë, ndaj kjo është edhe arsyeja se përse kanë vendosur që tani, të zgjasin bashkëpunimin me teknikun edhe për dy vite më shumë.
Kombëtarja “e panzarave” aktualisht po kalon një periudhë delikate me ndryshimin e brezave në ekip, teksa teknikut 37 vjeçar i lind detyra tashmë të punojë fort së bashku me stafin e tij, për integrimin në ekipin kombëtar të lojtarëve të rinj, por që kanë një prespektivë goxha të madhe për të ardhmen. Në këtë mënyrë, gjermanët do të tentojnë që vitin e ardhshëm të jenë gati dhe të pretendojnë pëse jo trofeun numër 5 në histori.