Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri zbulon për Report Tv se qeveria do të shtyjë vlefshmërinë e dokumenteve të skaduara vetëm për diasporën
“Votuesit në Shqipëri i kanë të gjitha mundësitë t’i rinovojnë” ka thënë ai.
Sa i takon bisedeve me PD-në, Gjiknuri shprehet se: “Kemi rënë dakord vetëm për 3 elementë në Kod”
Gjiknuri tha se PS nuk do të pranojë të votojnë njerëz me dokumente të huaja që nuk kanë asnjë mjet identifikimi shqiptar
‘Kërkesa e PD, Absurde. Lë vend për alibi kur ata të humbin zgjedhjet’ tha Gjinuri për gazetaren Esiona Konomi.