Gjykata e Tiranës dënoi Princ Leka Zogun me 1 vit burg, ku për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 8 muaj dhe u vendos pezullim në 16 muaj shërbim prove, për akuzën “Dhuna në familje”.

Gjyqtarja Migena Laska dënoi me 10 muaj Gjergj Zaharinë, babain e Elias, ku me gjykim të shkurtuar dënimi zbret në 6 muaj e 20 ditë. Gjykata vendosi ta pezullojë dënimin në 1 vit e 40 ditë me kusht.

E njëjta gjyqtare shpalli pafajësi për Elia Zaharinë, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

Të tre personat të cilët akuzohen për “dhunë në familje”, u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Ngjarja u shënua në muajin mars 2024, në pallatin mbretëror.