“Grevë e përgjithshme” është slogani që dëgjohet gjithnjë e më shpesh në protestat e studentëve në Serbi, që tash e dy muaj bllokojnë fakultetet në të gjithë vendin.

Këto janë të gjitha dispozitat që e përmendin grevën e përgjithshme.

“Ky ligj është pothuajse 30 vjet i vjetër dhe nuk është ndryshuar në përputhje me standardet e reja ndërkombëtare”, thotë për Radion Evropa e Lirë Mario Relanoviq, bashkëpunëtor hulumtues në Institutin për të Drejtën e Punës në Beograd.

Në teorinë e së Drejtës së Punës, ai thotë se greva e përgjithshme nënkupton ndërprerje të punës në aktivitete dhe industri të ndryshme, në sektorin publik dhe privat, me qëllim të shprehjes së pakënaqësisë me politika të caktuara, zgjidhje ligjore, praktika e të ngjashme.

“Pra, thelbi i konceptit të grevës së përgjithshme është se ajo nuk i referohet një punëdhënësi dhe një industrie, por i bën thirrje gjithë botës punëtore në vend që të ndalojë së punuari. Ligji ynë për grevën rregullon grevat ndaj punëdhënësve individualë. Kjo është e meta e tij kryesore”, thotë Relanoviq.